Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Vorë.
Sipas policisë, ai u plagos në këmbë derisa ishte në shtëpinë e tij, dhe tani gjendet në spital, transmeton Klankosova.tv.
"Më datë 26.05.2025, rreth orës 03:30, është paraqitur në spital për mjekim shtetasi E. A., 40 vjeç, pasi dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit", njofton Policia e Shtetit.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.