Një person raportohet se është plagosur me armë zjarri pasditen e së dielës në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit.
Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe i njëjti sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klankosova.tv.
Një person, i cili dyshohet se ka shtënë në viktimën, gjendet në kërkim policor.
“Është raportuar se një mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ishte i plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shtënë në viktimën gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas burimeve të Klankosova.tv, i dyshuari është një i mitur, dhe motiv dyshohet se është një mosmarrëveshje në rrjetin social "Facebook".
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.