Dy ditë ka zgjatur arratia e autorit të dyshuar që plagosi 15-vjeçarin pasditen e së dielës në zonën e “Ali Dem”, në Tiranë në një piceri.
Uniformat blu kanë arrestuar Aldi Nezirin i cili akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
Ndërsa vijon të jetë në kërkim administratori i picerisë, Leonardo Mejdani.
Për këtë konflikt policia arrestoi 3 punonjësit e picerisë, Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri. / Euronews.al
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.