Një 56-vjeçar ka mbetur i plagosur nga thika në lokalin e quajtur “Rrapi” në Vlorë.
Policia ka bërë të ditur se është arrestuar në flagrancë i dyshuari 64-vjeçar, transmeton Klankosova.tv.
“Strukturat e DVP Vlorë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti të ndodhur në qytetin e Vlorës, duke kapur dhe neutralizuar menjëherë autorin. Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe i veprimeve hetimore e procedurale, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi B. Gj., 64 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë”.
“Ky shtetas më datë 11.07.2025, rreth orës 23:30, në një lokal pranë vendit të quajtur “Rrapi”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në pjesën anësore të kraharorit, shtetasin G. V., 56 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.