Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin e të shtënave me armë zjarri, ku një 40-vjeçar mbeti i plagosur pranë një pike karburanti në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosova, Altiana Zogaj, personat e arrestuar janë Burim Xhimshiti dhe Fatmir Azemi.
Të dytë janë arrestuar pas aktivizimit të “Unazës së Çeliktë” në rrugët dalëse të Gjilanit
Njëherësh, Klan Kosova raportoi mbrëmë se i plagosuri është Arsim Krasniqi nga fshati Dajkoc i Kamenicës.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
https://klankosova.tv/ky-eshte-i-plagosuri-ne-rrugen-gjilan-kamenice-gjendja-e-tij-e-rende/
https://klankosova.tv/emisionet/plagosje-ne-gjilan-policia-bllokon-hyrje-daljet-aksion-i-madh-edicioni-special/
https://klankosova.tv/detaje-nga-perleshja-me-arme-ku-mbeti-i-plagosur-40-vjecari-ne-rrugen-gjilan-kamenice-video-11/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.