Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit, dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë.
Kryeprokurori Petrit Kryeziu, bëri të ditur për Klankosova.tv se dyshimet e para rreth motivit të plagosjes është një mosmarrëveshje rreth vendit ku po kulloteshin bagëtitë.
I dyshuari është arrestuar, dhe me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda është ndaluar për 48 orë.
“Ende është fazë e hershme të flasim për motivin e rastit, mirëpo dyshimet e para janë që plagosja ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth vendit ku po kulloteshin bagëtitë”, tha Kryeziu.
“Prokuroria ka kualifikuar veprën si vrasje e ngelur në tentativë, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda është ndaluar për 48h”.
https://klankosova.tv/arrestohet-i-dyshuari-qe-plagosi-nje-person-ne-nashec-te-prizrenit/
https://klankosova.tv/plagoset-nje-person-ne-prizren-1111/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.