Mbrëmjen e së hënës një 44-vjeçar mbeti i plagosur në një kafiteri të Skenderajt.
Derisa mbrëmë për Klankosova.tv u konfirmua se gjendja e tij është stabile, sot, gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku ka ndarë detaje të reja lidhur me rastin.
“Çka kam arritur të mësoj jashtë asaj që dimë është se që të dy [viktima dhe dorasi] vinë nga fshati Kopiliq i Skenderajt dhe njëri prej tyre banon në Mitrovicë, e që të dy kanë mbiemrin Shala dhe janë kushërinj mes vete”, u shpreh Boshnjaku në Klan Kosova.
Pos tjerash, gazetari bëri të ditur se viktima është minator në “Trepçë”, ndërsa i dyshuari punon si zyrtar korrektues në burgun e Dubravës.
https://www.youtube.com/watch?v=BTSgOj3QTV4
https://klankosova.tv/i-plagosuri-ne-skenderaj-eshte-44-vjecar/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.