Liga e Krijuesve Kosovarë ka nisur një kampanjë me të cilën po synon mbledhjen e fondeve për të blerë robotë edukativë për shkollat publike të Kosovës.
"Përmes kampanjës ne synojmë që të mbledhim fonde të mjaftusheme për të pajisur edhe 227 shkolla tjera apo në total 50% të shkollave publike në vend", tha Flatra Thaçi nga ky fondacion, njofton Klan Kosova.
Mjetet që nxisin të menduarit kritik e kreativ, mund të ndikojnë edhe në digjitalizimin e shkollave. Deri tash janë mbledhur vetëm 15% e shumës totale prej 49 mijë eurove sa nevojiten për të blerë 908 robotë të rinjë.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=fmffAluulTk
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.