Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë dërguar komentet e tyre në lidhje me propozimin franko-gjerman, për marrëveshjen mes dy vendeve ballkanike.
Borell, deklaroi se janë duke i studiuar përgjigjet e marra nga të dyja palët, duke bërë thirrje që të shfrytëzohet ky rast nga dy vendet meqenëse sipas tij kjo ndihmon në përparimin e rrugës evropiane, duke theksuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve.
Nga BE është thënë që pas agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës nuk bën të lejohen tensionet e reja në Evropë, dhe se gjendja e përhershme e krizës në Ballkan, e sidomos tensionet mes Kosovës e Serbisë duhet të ulen.
https://www.youtube.com/watch?v=VagitUKleig
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.