Të hënën njëri nga Brukseli e tjetri nga Vjena, thanë një diçka që nuk u dëgjua deri tani.
Kryediplomati evropian, Josep Borrell dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në raste të ndara konfirmuan se ai që njihej deri tani quhej propozimi gjermano-francez për ujdi me Serbinë, është në fakt plan i Bashkimit Evropian.
Madje, Borrell, u lëshua në detaje, duke shtuar se Prishtina e Beogradi as se refuzuan e as pranuan dokumentin, fakt të cilin e quan hap të rëndësishëm.
“Rruga evropiane e kërkon një gjë të tillë,s’mund të hyj në detaje por është një plan me dy faqe jo më shumë se kaq. Kjo mund të paraqes një kompas për të shikuar për një zgjidhje e cila nuk varet nga krizat e përditshme”,tha Borrell të hënën në mbrëmje, pas takimit nëntë orësh të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme që u mbajt në Bruksel.
Drejtori i Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave, Lulzim Peci, thotë se në këtë rast po veprojnë bashkë Brukseli, Berlini, Parisi e Uashingtoni.
“Në përgjithësi ky plan sillet rreth modelit të dy Gjermanive, po duket se aty është bazamenti i saj”, theksoi Peci për Klan Kosova.
Propozimi për ujdi finale u dha më 9 shtator në Prishtinë e Beograd.
Atë ditë në dy kryeqytetet qëndruan këshilltari i kancelarit Olaf Scholz, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, këshilltari i presidentit francez, Emmanuel Macron.
Ata u shoqëruan nga emisari evropian për dialog Miroslav Lajçak.
https://www.youtube.com/watch?v=8lwIjO7woxM
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.