Pasi Xheneta ka shprehur zhgënjimin e saj ndaj Drenushës, kjo e fundit i reagoi asaj.
E njëjta tha se Xheneta e ka potencuar që ka përcjellur Big Brother, dhe sipas saj në këto formate ajo e di më së miri që ndahen ndjenjat nga loja.
Drenusha tha se nuk duhet të kthehen gjërat në personale ndaj askujt, në të kundërtën nuk do kursehet.
Ndër të tjera ajo tha se nuk ka frikë nga asgjë, transmeton Klankosova.tv.
“Asnjë banorit nuk i tutna!”, tha ajo.
Deklaratat e Drenushës, nxitën reagimin e Xhenetës, teksa dyshja kaluan në një debat të ashpër me njëra-tjetrën.
Xheneta tha se nuk i ka përzier ndjenjat me lojën, gjersa ia përmendi ofendimet që ajo ja ka bërë.
Për të kuptuar më shumë, shiheni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=D_WrnxfL9PQ
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.