Pas 28 xhirove drithëruese, interesante dhe të zjarrta tashmë Superliga e Basketbollit kalon në fazën e nxehtë të playoffit, aty ku pritet të ketë spektakël të jashtëzakonshëm.
17:00 PEJA – SIGAL PRISHTINA ART SPORT 1 & Klan Kosova
Në mënyrë më të mirë as nuk mund të imagjinohej të niste kjo fazë playoff-i. Derbi i përhershëm i elitës së basketbollit tonë, ndeshja mes dy skuadrave më të trofeshme në vend e nis gjithçka, njejtë siç bënte edhe me sezonin e rregullt. Ky duel luhet me fillim nga ora 17:00 teksa përveç se në Artmotion transmetohet edhe në Klan Kosova.
Peja edicionin e rregullt e përfundoi në pozitën e katërt tabelore me 15 fitore dhe 13 disfata teksa në anën tjetër Prishtina që luftoi e luftoi pa fund për t’i ikur pozitës së fundit në përfundim arriti pozitën e pestë në renditje me 11 fitore dhe 17 humbje.
Nga ndeshjet direkte, pejanët kanë triumfuar në tre raste kundër Prishtina në vetëm një sa i përket sezonit të rregullt.
Peja, 5-shja e mundshme startuese:
Walton, Kovaqi, Dendy, Shoshi, Walters
Prishtina, 5-shja e mundshme startuese:
Johnson, LeDay, Azemi, Mack, Rugova
20:00 G.E YLLI – BASHKIMI ART SPORT 1
Peja – Prishtina nuk do të jetë ndeshja e vetme e natës së dielë, kjo pasi që këtë ditë super sportive e mbyll dueli në mes fqinjëve të Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit që luhet në palestrën “13 Qershori” në Therandë me fillim nga ora 20:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.
Golden Eagle Ylli e përfundoi sezonin si e treta në tabelë, pasi krejt në fund humbi ndeshjen direkte nga Rahoveci që mori plasmanin në gjysmëfinale si e dyta në renditje. Suharekasit patën 17 fitore dhe 11 disfata teksa nga ana tjetër Bashkimi e mbylli edicionin me vetëm 11 fitore dhe 17 humbje duke marrë vetëm pozitën e gjashtë tabelore.
Në duelet direkte më të mirë ishin Golden Eagle Ylli që fitoi tre ndeshje të ndërsjellta teksa Bashkimi arriti sukses në vetëm një prej tyre.
G.E Ylli, 5-shja e mundshme startuese:
Kastrati, Gill, Bunjaku, Zekiqi, Morina
Bashkimi, 5-shja e mundshme startuese:
Mala, Lutete, Latkoviç, Hamati, Oleka
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.