Banorët e Negrocit të Drenasit u mblodhën të shtunën për të zbuluar pllakën përkujtimore të dëshmorit, Isuf Krasniqi, në 79 vjetorin e vrasjes së tij.
Për familjarët, Krasniqi, bashkë me shokë mbetet gjithmonë në mendjet e tyre. Nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës thanë se njerëzit që dhanë jetën për atdhe gjithmonë duhet përkujtuar.
Përfaqësuesi i komunës së Drenasit, Milaim Hajdari tha se përkujtimi i jetës dhe veprës së dëshmorit Isuf Krasniqi dhe zbulimi i pllakës përkujtimore tregon se shqiptarët gjatë gjithë historisë ishin rreshtuar në rrugën e drejt të çlirimit.
Isuf Krasniqi ra dëshmor në Kolashin të 1944, në betejën për mbrojtjen e trojeve të Shqipërisë etnike.
https://www.youtube.com/watch?v=Pi2lwPLqBxs
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.