Për 1,432 fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, kujtimi akoma mbeti veç në letër.
Jetësimi i një obeliskut për më të vegjlit nuk u bë, pavarësisht se ekziston projekti i detajuar, madje edhe Komuna e Lipjanit dha 1 hektarë pronë tek Aeroporti “Adem Jashari”.
Megjithatë, Nysret Pllana, si ideator, është optimist për projektin rreth 700 mijë eurosh, financimin e të cilit do ta bëjë lobi shqiptar në Amerikë.
Në kompleks janë 1432 pemë që simbolizojnë viktimat, libri e biberoni mbi djepin me shpatë.
Kjo e fundit ishte kritikuar por autorët thonë se janë të hapur për përmirësime.
Zëdhënësja e qeverisë, Rozafë Kelmendi, i tha Klan Kosovës se muajin e kaluar, kryeministri Albin Kurti ka krijuar një komision ndërministror për këtë projekt, që së shpejti do të nisë punën, në konsultim me ekspertë e familjarë të fëmijëve të vrarë dhe, sipas saj, do të ketë trajtim serioz.
https://www.youtube.com/watch?v=I9vC3JdD1Yk
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.