Bërlloku te Shkolla Ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina” ka 10 ditë që nuk është hequr.
Sipas Zëvendësdrejtorit, Osman Beqiri, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” u njoftua disa herë për problemin, derisa kjo nuk është hera e parë që shkolla ka këso telashe. E punëtori teknik, Vehbi Gashi, tregon se nga 1 mijë e 167 nxënës sa ka shkolla, çdo mbrëmje gjuhen të pakën 10 thasë mbeturina.
Një përgjigje për këtë situatë të krijuar, Klan Kosova të mekurën nuk arriti të marrë nga zyrtarët e “Pastrimit”.
Ndërkohë, Bekim Brestovci nga Kabineti i Kryetarit të Prishtinës i tha televizionit se mbeturinat do të hiqen për pak orë. Ndonëse, kërkesën sipas tij, “Pastrimi” nga shkolla e ka marrë të mërkurën, e jo më herët.
https://www.youtube.com/watch?v=nKI8D6-IQIo
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.