Poezi shkruar nga: Enis Reçica
Po du me dashtë diçka...,
Qoftë edhe njeri ai!
Po du me ndje ndonjë send...,
Qoftë edhe shpirt ai!
Po du me rrëmby a me vjedhë...,
Qoftë edhe një zemër!
Po du me i zgjatë duart...,
Qoftë me e shtrëngu n’përqafim!
Por, nuk po du me shpikë asgjë
Qoftë edhe një imagjinatë!
Por, nuk po du me dëgju përrallë...,
Qoftë ajo edhe andërr!
Thjesht, po du me dashtë...,
Qoftë edhe një copë njeri!
Qoftë ky i fundit!
Atëherë, ky le ta di, se po du me dashtë...
21 mars, Dita Botërore e Poezisë!
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.