Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Berat.
Sipas raportimeve të Euronews.al, një veturë ka përplasur një të mitur, e cila në momentin kritik thuhet se ishte duke kaluar vijat e bardha, transmeton Klankosova.tv.
15-vjeçarja raportohet se është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, e që për momentin ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.