Është goditur nga vetura një 12-vjeçari në fshatin Mylte të Lezhës.
Euronews.al bën të ditur se vetura po drejtohej nga një 39-vjeçare, përcjell Klankosova.tv.
Si pasojë e përplasjes, i mituri ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit”./Euronews.al
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.