Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i mbijetuar nga masakra në Burgun e Dubravës, ka rrëfyer momentet e tmerrshme të përjetuara atje gjatë luftës në Kosovë.
Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ka thënë se ka pasur shumë momente të rënda.
“A ka ma vështirë se sa kur i sheh duke të gjujt me të vra? Kemi qenë rreth 600 veta dhe kanë gjujatur në tona anët prej kandit. A ka ma rëndë? A ka ma rëndë se kur i sheh njerëzit tu ra sikur, që thonë dujt tu ra, tu u rrxu, edhe tu i mbulu gjaku, tymi e të gjitha? Kur e sheh që i vdekuri e mbulon të gjallin? 23 orë ka qëndru Bedri Kokalla ashtu. Sot ai është gjallë. Dhe kur i sheh të gjithë ata në kuzhinë aty, pa asnjë shpresë...”, tha Hasani në emision, raporton Klankosova.tv.
Ai tregoi se ka pasur të plagosur nga të burgosurit, e të cilët thotë se në ndërkohë edhe vdisnin pasi nuk kishin asgjë për t’i trajtuar plagët e tyre.
I mbijetuari i Masakrës së Dubravës ka treguar edhe për ish të burgosurin tjetër, Ferit Tafallari, i cili thotë t’i ketë thënë që ta lajmërojë familjen se “unë vdiqa”.
“Ma let ka qenë me na vra e mos me e përjetu. Ma e rana është kur i sheh njerëzit drejtpërdrejtë dhe ti duhesh me iu dhanë shpresë se ti ki me jetu. Ai thotë se nëse del dikush gjallë, a ka mundësi me ma lajmëru familjen, me i thanë se ‘unë vdiqa’. Hala e ka plumbim Ferit Tafallari, tre plumba i ka pas. Më tha, ‘unë po vdes, Nait’. Thash ti nuk vdes, nuk guxon me vdek, duhesh me i dhënë zemër këtyre njerëzve”, tha mes tjerash Hasani.
Ndiqeni rrëfimin e Nait Hasanit:
https://youtu.be/zBrO68UcHW0
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.