Episodi i 14-të i sezonit të dytë të podcast-it "Flasim", nga kryeministri Edi Rama, nuk erdhi si të gjithë të tjerët.
Mysafirja e radhës për nuk ishte fort e njohur, ani se bota kishte dëgjuar për të më parë.
Elbenita Kajtazin, nga Mitrovica e Kosovës, i pari i ekzekutivit shqiptar e kishte njohur ditë më parë nga ylli i operës Ermonela Jaho, andaj edhe i kishte bërë ftesën.
Që nga rrethanat e lindjes, sfidat e sukseset, Rama nuk harroi ta pyes të ftuarën e tij të njohur ndërkombëtarisht, edhe për qumështin që dikur ajo e kishte shitur si fëmijë.
Por nuk mungoi edhe tregimi i historisë, kur Ermonela Jaho, ia kishte hapur dyert e karrierës.
Elbenita Kajtazi, ka fituar disa çmime kombëtare e ndërkombëtare./Klankosova.tv
Kronikë e përgatitur nga gazetarja, Blerinë Doshlaku.
https://www.youtube.com/watch?v=DXXuHBwxroE
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.