Me kufirin nuk është qartësuar gjithçka.
Por për Malin e Zi nuk është telashe që Kosovën ta mbështesë në çdo aspekt, përfshirë edhe anëtarësimin në NATO.
Këtë zotim e bëri sot Rasko Konjeviq, i cili u prit me ceremoni shtetërore nga homologu i tij kosovar, Armend Mehaj.
E nikoqiri anëtarësimin në NATO po e sheh si jetik për sigurinë e Ballkanit.
Ardhja e Konjeviqit në Prishtinë kishte për qëllim edhe nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi, dokument ky i cili pritet t'i thellojë marrëdhëniet në mes të dy shteteve.
Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur se marrëveshja fokus ka dikasterin e tij, që siç thotë është i domosdoshëm në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit.
https://www.youtube.com/watch?v=FQ6y47F-yfE
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.