Poezia e Arbër Selmanit “Po lahem në detin e nënës” është botuar në kuadër të antologjisë “York Literary Review 2022”.
Kjo antologji botohet nga studentët e magjistraturës në Universitetin e York St. John në Angli.
“Antologjia botohet një herë në vit, me shtëpinë botuese - Lendal Press dhe rreth 40 shkrime përzgjidhen nga ekipi redaktues, sivjet me temën 'Movement' (Lëvizja)”, ka shkruar Selmani në njoftimin e tij në Facebook.
Selmani është mes pak poetëve bashkëkohorë kosovarë që ka botuar jashtë.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.