Paul Pogba i ka quajtur lajme të rrejshme dhe të papranueshme spekulimet se është larguar nga kombëtarja e Francës.
Burime nga Lindja e Mesme kishin raportuar në vikend se mesfushori kishte vendosur që të tërhiqej nga kampioni i botës pas komenteve të presidentit Emmanuel Macron mbi terrorizmin islamik.
Ai e ka publikuar në llogarinë e tij personale në Twitter një fotografi të një artikulli të publikuar nga The Sun, të cilën e ka cilësuar si të papranueshëm dhe të rremë.
Pogba deri tash ka luajtur 72 herë për Trengjyrëshit, duke realizuar gjithsej dhjetë gola dhe duke e ndihmuar këtë shtet që ta fitojë Botërorin më 2018.
https://www.youtube.com/watch?v=DCVGxhX376E
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.