Si e më mirë e nisi seancën e re të së enjtes.
Por problemet, nënkryetares Saranda Bogujevcit në Kuvend iu shtuan sapo thirri votimin e prezencës. Opozita si një ditë më parë nuk votoi se është në sallë, raporton Klan Kosova.
Kjo paralizoi për disa minuta punimet, deri kur këtu vjen kryetari Glauk Konjufca. Pasi i dështon kuorumi me sistem, ky nis seancën bazuar në prezencën fizike të deputetëve.
Kjo u kundërshtua nga minoranca, por Konjufca thirrej në nenin 54 të rregullores.
Pushteti më pas u lavdërua me Raportin e Progresit. Por të dhënat i sheh shqetësuese LDK-ja, që u tall pak me VV-në.
Raportin e Bashkimit Evropian, e kritikoi edhe Haki Abazi. Ky pati një përplasje me kryesuesen që pretendonte se nuk ia vazhdoi kohën e fjalimit.
Një ligjvënës kishte goxha vapë, e një tjetër po konsultonte një libër.
Pal Lekaj si ish-ministër i Infrastrukturës, u ankua për rrugën Dollc-Gjakovë. Pasardhësi i tij, Liburn Aliu më pas pohoi se kanë sfida.
Në sallë kthehet kryekuvendari, e kërkon që zëvendësimin e Eman Rrhamanit e Visar Korenices në komisione ta votojë edhe opozita. Kjo kaloi me shumicë të thjeshtë, sikur edhe ligji për kriptoasete e mbrojtje konsumatori.
Me kërkesë të pushtetit, seanca shkoi në pauzë deri në ora 14, por mazhoranca më nuk u kthye, e Konjufca rekomandoi që e njëjta të vazhdojë të hënën. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=7Our52K1oE4
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.