Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se pas një kundërvajtjeje në trafik, iu ofroi policëve 100 euro ryshfet.
Policia ndër të tjera ka bërë të ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një kundërvajtje në trafik ka ofruar 100 € zyrtarëve policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.