Një shqiptar ra në grackën e policisë në Angli.
Agjentët e veshur si figura e heroit të fëmijëve në filmat vizatimor "Batman", ia bënë 'gropën' atij.
Ludovik Keqaj, u kap duke shitur ilegalisht hotdogë në Urën e Westminsterit.
Ai nga autoritetet konsiderohej si një nga "tregtarët më produktiv" të kësaj zone, shkruajnë mediat britanike transmeton Klankosova.tv.
Keqaj i cili jeton në Sussex Road, pranoi akuzat në gjykatë për çka u dënua me 7 mijë funte.
52 vjeçari u përball me gjashtë akuza për tregti në rrugë pa licencë në Urën Westminster, duke u gjobitur me 670 funte për secilën shkelje.
Ai u akuzua gjithashtu për mosrespektim të një urdhri komunitar që i ndalonte tregtinë e paligjshme në Lambeth – për këtë u gjobit me 1 mijë e 666 funte.
Gjithashtu, iu urdhërua të paguante një tarifë për viktimën prej 224 funtash dhe shpenzimet gjyqësore prej 810 funtash.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.