Një familje në Birmingham të Anglisë bëri thirrje për ndihmë pasi në dhomën e tyre të ndenjes gjetën një gjarpër 1.5 metra të gjatë, me ngjyra bardh e zi.
ITV News raporton se kryefamiljari kishte frikë se krijesa mund të ishte helmuese, kështu që thirri numrin e urgjencës dhe nxori fëmijët e tij nga zona e banesës së tyre të dielën mbrëma.
Bëhet e ditur se agjencia lokale e shpëtimit të kafshëve nuk do të ishte në gjendje të ndihmonte deri të hënën në mëngjes, kështu që policia e hoqi gjarprin nga vendi i tij i fshehur nën një shtrat, duke përdorur një kapëse dhe një këllëf jastëku.
Zvarraniku, i cili besohet se ka hyrë në shtëpi përmes sistemit të tubacioneve, tani ndodhet në një strehë.
"Njëri nga stafi ynë i qendrës së thirrjeve - eksperti ynë i brendshëm i zvarranikëve që ka punuar në kërkimin e kafshëve për Universitetin e Kolumbisë Britanike - kishte ofruar këshilla për llojin e mundshëm të gjarprit dhe këshilla për trajtimin", tha policia e atjeshme në një deklaratë.

A police officer’s day is never dull – as one of our response teams found when called to help a family who’d found a snake in their home!
Read what happened here ?https://t.co/MoGKa1bbad pic.twitter.com/tZjIr60Jl1
— West Midlands Police (@WMPolice) June 19, 2022
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.