Në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës polici Anton Cena arriti të bëhet kampion bote në Lojërat Olimpike për policë dhe zjarrfikës, duke përfaqësuar policinë dhe shtetin e Kosovës.
Nga 25 qershori, gjatë 10 ditëve përfaqësues nga e gjithë bota garuan në të gjitha sportet, transmeton Klan Kosova.
Kur mbërriti në vendlindje, xhudisti Anton Cena tregoi se medaljen e artë e fitoi pa shumë mund.
Një koleg tjetër i Cenës, Xhavit Tahiri, mori dy medalje.
Ai arriti të dalë i dyti në vrapim 800 metra dhe i treti në 3000 metra.
Kronikë nga Naim Selmani.
https://www.youtube.com/watch?v=VGEvjYKaVhY
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.