Policia e Nju Jorkut ka publikuar një video ku një polic arreston tenistin e njohur James Blake, pasi e ngatërron me një të dyshuar. Blake ishte duke shkuar në US Open kur u ndalua në trotuar.
Oficeri që e ndaloi është identifikuar si James Frascatore, i cili ka një histori të njohur të sjelljes jo të mirë me civilët. Shefi i policisë së Nju Jorkut, Ëilliam Bratton deklaroi se Blake dukej si një nga “binjakët” e dyshuar që kërkohen në këtë shtet, por më pas i kërkoi falje.
Blake ka rrëfyer se oficerët përdorën fjalë të pahjishme ndaj tij në momentin kur e shtrinë në trotuar. Frascatore, i cili është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimeve të kësaj çështje, ka marrë katër ankesa civile në të shkuarën, përfshi edhe përdorimin e forcës.
https://www.youtube.com/watch?v=aQTtHOEkFAo
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.