Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e Top Kolshit, të dyshuarit për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baincë të Lipjanit.
Sipas raportit 24-orësh, bastisja është kryer mbrëmë rreth orës 18:00 me urdhër të gjykatës, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike.
Ndërkohë Gjykata Themelore e Prishtinës ia kishte caktuar një muaj paraburgim Top Kolshit.
https://klankosova.tv/nje-muaj-paraburgim-1per-kolshin-qe-pranoi-se-vrau-bajraktarin/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.