Një incident ka ndodhur sot në Prishtinë.
Policia ka vendosur shiritat e sigurisë në afërsi të ambasadës amerikane. Rreth këtij rasti janë deklaruar organet e rendit.
Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin Enis Pllana, ka deklaruar se një person është arrestuar për kanosje.
"Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast Kanosje në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar", ka deklaruar Pllana për Klankosova.tv.
Ai nuk dha detaje të tjera lidhur me rastin./ Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/policia-bllokon-nje-rruge-ne-dragodan-vendos-shiritat/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.