Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin e rëndë të ndodhur në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, tha për Klankosova.tv se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, dhe konfirmoi lëndimin e një personi.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin Koshtovë . Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar një person”, tha ai.
Ndërkaq, burime të gazetares së Klan Kosova, Amantina Hasani, një 53-vjeçare gjendet në gjendje të rëndë, dhe është transportuar në emergjencë.
https://klankosova.tv/detaje-te-reja-nga-aksidenti-i-rende-ne-koshtove-nje-grua-dyshohet-se-eshte-ne-gjendje-kritike/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.