Policia është aktivizuar lidhur me rastin e rëndë të ndodhur sot në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, ku një mësimdhënës ushtoi dhunë brutale mbi një nxënës.
Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, tha për Klankosova.tv se palët e përfshira janë shoqëruar në stacionin policor.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast”, tha ai.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka nis një hetim për zbardhjen e rastit.
https://klankosova.tv/e-rende-mesimdhenesi-ushtron-dhune-ndaj-nje-nxenesi-ne-prishtine/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.