Policia e Kosovës ka nisur veprimet hetimore lidhur me rastin e rëndë në Gadime të Lipjanit, ku një burrë tentoi ta privonte nga jeta ish-bashkëshorten e tij me sëpatë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, tha për Klankosova.tv, se i dyshuari është identifikuar dhe po vijojnë procedurat për kapjen e të njëjtit.
“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale, ndërkohë që personi i lënduar (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”, tha Ahmeti.
Ndryshe, drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla tha për Klankosova.tv se gjendja e viktimës është stabile dhe po vijon trajtimi i saj në Qendrën Emergjente.
https://klankosova.tv/ky-eshte-burri-qe-tentoi-1ta-vras-ish-gruan-ne-lipjan-po-kerkohet-nga-policia1/
https://klankosova.tv/rasti-trondites-ne-lipjan-kjo-eshte-gjendja-e-gruas-qe-u-godit-me-sepate111/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.