Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për vrasjen e dy vëllerzëve në fshatin Gollubovc të Malishevës.
Sipas njoftimit të forcave të rendit, rreth orës 11:30, dy persona të moshës madhore dy vëllezër janë dërguar në QMF-në e Kijevës s si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës.
Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave, transmeton Klankosova.tv.
“Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/detaje-ekskluzive-nga-krimi-ne-malisheve-dy-vellezerit-dyshohet-se-i-vrau-dhendri1/
https://klankosova.tv/tragjedia-ne-malisheve-dy-vellezer-te-vdekur-ne-gollubovc/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.