Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, në periudhën e ditëve të veprimit të përbashkët që janë në kuadër të planifikimeve dhe aktiviteteve të EMPACT, të organizuar nga JAD SEE, ka realizuar planin operativ ‘Pranvera 2025’.
Gjatë këtij plani operativ janë zhvilluar aktivitete të ndryshme që përfshin: operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit dhe operacione të përbashkëta me inspektorë të MINT, ATK dhe inspektorë të punës në inspektimin/kontrollimin e lokaleve (muzikë live) dhe qendrave të masazhit, po ashtu dhe plan taktik lidhur me eskorta, transmeton klankosova.tv.
Nga ky aksion janë kontrolluar 114 lokale, duke mbyllur 30 sosh për shkelje.
Ky aksion i organizuar nga JAD SEE ka pjesë shtetet si: Kosova, Tailanda, Vietnami, Kolumbia, Brazili, Finlanda, Gjermania, Islanda, Greqia, Sllovenia etj si dhe përfaqësues nga EU4FAST, EUROPOL, INTERPOL dhe FRONTEX.
Aksioni u zhvillua në periudhën kohore 02.06.2025 – 02.07.2025.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.