Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, po e zhvillon një fushatë vetëdijësuese me qëllim parandalimin e rasteve të vjedhjeve dhe rritjen e sigurisë në komunitet.
Sipas një njoftimi për media, thuhet se në lagjet e Prishtinës, nga zyrtarët policorë po shpërndahen fletushka vetëdijësuese, me temën “10 Këshilla të dobishme-Mbrojtje nga vjedhjet”.
“Po ashtu, pjesë e fushatës është edhe bashkëbisedimi me qytetarët dhe njoftimi i tyre për mënyrat e parandalimit të vjedhjeve. Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë, të raportojnë çdo rast të dyshimtë dhe të ndjekin këshillat”, thuhet në njoftim.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.