Nga gushti i vitit të kaluar e deri në janar të vitit 2026, Policia e Ferizajt kishte vënë nën vëzhgim katër djem, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një zinxhir vjedhjesh në këtë qytet.
Bëhet fjalë për një grup fëmijësh të moshës 12, 13 dhe më i madhi 14 vjeç, të cilët së bashku kishin shënjestruar markete, lokale afariste dhe hapësira banesore, raporton Kiks Kosova.
Gjatë kësaj periudhe, ata janë përfshirë në gjithsej 11 raste: “vjedhje”, “vjedhje të rënda” dhe një rast të “dëmtimit të pasurisë”, i cili ndodhi më 4 janar, kur dyshohet se mjete piroteknike janë hedhur brenda një butiku rrobash.
Sipas Policisë, të miturit dyshohet se kishin përvetësuar biçikleta, skuterë, telefona mobilë, para të gatshme, mjete pune dhe sende të tjera.
Nga të gjitha këto, janë sekuestruar vetëm një skuter dhe dy biçikleta, të cilat Policia ua ka kthyer pronarëve.
Më 13 janar të këtij viti, ata janë ndaluar nga Policia dhe janë shoqëruar në stacion.
Megjithë këto raste, katër të miturit nuk do të përballen me përgjegjësi penale.
Kiks Kosova merr vesh se Policia i ka kthyer fëmijët te prindërit e tyre në Fushë-Kosovë, aty ku edhe jetojnë.
Për këtë rast janë njoftuar Qendra për Punë Sociale e Ferizajt dhe ajo e Fushë Kosovës, për trajtim të mëtejmë.
Lidhur me mënyrën se si janë trajtuar këta fëmijë dhe çfarë masa janë ndërmarrë ndaj tyre ose prindërve, nga QPS-ja e Fushë-Kosovës nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e kronikës.
https://youtu.be/_uZ_Ei5M66E
Për të gjitha informacionet, përfshirë palët e përfshira në këtë çështje, detajet i gjeni në artikujt e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/cka-po-i-kthen-femijet-e-kosoves-ne-kriminele-video/
https://klankosova.tv/si-kam-pa-ka-kane-hy-ne-depo-ma-vodhen-iphone-n-cka-vodhen-5-te-miturit-ne-ferizaj-video122/
https://klankosova.tv/nen-14-vjec-e-te-paprekshem-nga-ligji-7-femije-vjedhin-para-e-skutere-ne-gjithe-kosoven-video/
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.