Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e plagosjes së boksierit Nelson Hysa, i cili mbeti i plagosur gjatë ditës së djeshme pranë vendit të njohur si Ura Dervishbeg.
Kampioni i njohur ka rënë pre e një atentati ndaj tij dhe mësohet të ketë marrë dy plumba në pjesën sipër legenit, shkruan albue, transmeton Klan Kosova.
Njoftimi i policisë
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të shtetasit N.H, ndodhur më 06.05.2017.
Brenda një kohe të shkurtër policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme, ku rreth orës 14:30 në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, Shkodër është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi N. H., 33 vjeç.
Si rezultat i veprimeve të shpejta proceduriale të kryera nga Specialitët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në D.V.P.Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim autorit të dyshuar V.K , 21 vjeç, banues në Shkodër.
Vijon puna për kapjen e tij.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë model 54 e kalibrit 7.62 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuara nga nenet 78,22,25 e 278 të Kodit Penal.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.