Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, në orët e para të pasdites së sotme, njësitë hetuese të policisë kanë shkuar për të hetuar pretendimet që ngritën vetë banorët dhe personeli i Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë.
Fillimisht brenda shtëpisë ishte vetëm një njësi hetuese, të cilët, pas takimit me stafin menaxhues të Shtëpisë së Pleqve, kanë nisur intervistimin e gjithë banorëve aty.
Nisjen e hetimeve me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave, pas raportimit të Kiksit, e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Po ashtu, organi hetues i shtetit njofton se çdo informatë është duke u verifikuar dhe kërkon që kushdo që ka informata lidhur me rastin, të bashkëpunojë me ta, e gjithë kjo do t’i ndihmonte në zbardhjen e rastit.
Në orët e mbrëmjes është vërejtur shtimi i njësive hetimore, derisa në pamjet e marra nga kamerat e Kiksit vërehen edhe punonjësit e këtij institucioni duke dërguar dokumente nga objekti ku qëndron menaxhmenti te shtëpia ku hetuesit janë duke i marrë në pyetje banorët.
Kamerat nuk janë lejuar brenda objektit për të përcjellë procesin.
“Kiks Kosova” merr vesh që edhe Ministria e Financave, e cila menaxhon këtë institucion, ka nisur hetimet e saj për të inspektuar dhe vërtetuar këto pretendime, pasi bazuar në ato që u prezantuan në “Kiks Kosova”, dyshohet që, përveç të tjerash, kanë shkelur ligjin për zyrtarët publikë.
Burime brenda Ministrisë thonë së nëse vërtetohen këto dyshime, do të ketë, përveç ndjekjes penale, edhe largime nga pozita zyrtare të menaxherëve në këtë institucion.
https://www.youtube.com/watch?v=EOyVHg3eS2M
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.