Të dielën në mesditë, një 33-vjeçar u hodh në Liqenin e Ujamit, dhe më nuk është parë.
Kërkimet për gjetjen e trupit të mërgimtarit të ardhur nga Suedia për pushime në Kosovë, pos gjatë ditës së diel, do të vazhdojnë edhe sot, transmeton Klankosova.tv.
Sakaq, në raportin e policisë, rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.
“Raportohet se viktima mashkull ishte futur në liqenin e Ujmanit, mirëpo nuk ka dal më në sipërfaqe. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, njësia për kërkim dhe shpëtim, njësia e zhytësve dhe ekipi nga emergjenca, ku po vazhdojnë kërkimet për viktimën”, thuhet në raport.
https://klankosova.tv/ende-asnje-gjurme-nga-33-vjecari-qe-dyshohet-se-u-mbyt-ne-liqenin-e-ujmanit/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.