Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë-Duhël.
Raportimin e Klankosova.tv për këtë aksident e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, njofton Klankosova.tv.
“Njësia policore e autostradës njofton se në segmentin Suharekë-Duhël ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një kamioni”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai shtoi se si pasojë e aksidentit, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.