Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në Pejë, duke thënë se i dyshuari po manovronte me armë.
Në raport thuhet se nga i dyshuari është sekuestruar një revole me 13 fishekë dhe një gëzhojë, përcjell Klankosova.tv.
“Viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe pas trajtimit mjekësor është liruar. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me 13 fishekë dhe një gëzhojë”, ka njoftuar policia.
Në të njëjtin raport bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
https://klankosova.tv/plagoset-me-arme-zjarri-nje-person-ne-peje/
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.