11 automjete janë përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në në një parking afër rrugës "Lekë Dukagjini" në lagjen "Dardania" të Prishtinës.
Policia njofton se bazuar në hetmin fillestar dyshohet se nga ndezja e mbeturinave është shkaktuar zjarri, i cili ka përfshirë 11 automjete, 4 prej të cilave janë dëmtuar pothuajse tërësisht.
"Zjarri është lokalizuar në ora 04:35 dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Aktualisht policia në bashkëpunim me institucionet relevante është duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit", bën të ditur policia, përcjellë Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.