Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje në lidhje me sherrin mes fqinjëve në Durrës.
Në njoftimin e policisë thuhet se tre persona janë dëmtuar me mjet të mprehtë, të cilët po marrin trajtim mjekësor.
Gjithashtu bëhet e ditur se një person i moshës 22-vjeçare është shoqëruar në polici, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
“Përmes një njoftimi zyrtar policia tha se gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit”.
“Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. E., 22 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.