Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë, ku një burrë rreth moshës 54 vjeçare është gjetur i vdekur.
Policia e ka konfirmuar rastin për të cilin ka dhënë edhe detaje.
Sipas organeve të rendit, personi në fjalë person i cili jetonte i vetëm në banesë, nuk kishte dalë nga banesa për tri ditë me radhë ndërsa dera ishte mbyllur.
“Njësitë policore kanë shkuar menjëherë në atë lokacion e më pas edhe njësia e zjarrfikësve dhe një ekip mjekësor. Pasi është hapur dera me forcë është gjetur një person, ku mjeku ka konstatuar se personi i gjinisë mashkullore, rreth 54 vjeçar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin më herët gjatë ditës ka raportuar edhe Klankosova.tv./ Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/e-rende-per-familjen-fazliu-54-vjecari-gjendet-i-vdekur-ne-banesen-e-tij-ne-mitrovice1/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.