Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka zhvilluar sot një takim pune me Ministrin e Brendshëm, Agim Veliu.
Pjesë e këtij takimi të tyre ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj me të cilin kanë biseduar për koordinimin e aktiviteteve për zbatueshmërinë e masave të marra nga Qeveria Hoti në mbrojtje të koronavirusit, njofton Klan Kosova.
''Së bashku me z. Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme dhe me z. Rashit Qalaj, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, biseduam rreth koordinimit të aktiviteteve për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës në menaxhimin e situatës me COVID-19''.
Zemaj thotë se kanë vlerësuar edhe zbatueshmërinë e masave nga ana e qytetarëve.
''Vlerësuam se ka një trend të mirë të zbatimit të masave nga ana e qytetarëve dhe bizneseve. Kjo së fundi ka ndikuar drejtpërdrejtë në zvogëlimin e numrin të të infektuarve''.

Ai përmes një reagimi në facebook, ka lavdëruar edhe punën e Policisë së Kosovës, ndërsa thekson që ky institucion i sigurisë po vazhdojnë aktivitetet me orar të zgjatur, njofton Klan Kosova.
''Policia e Kosovës po bën një punë të shkëlq
yer si institucion i zbatimit të ligjit, në zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës.
Kërkuam nga qytetarët të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e institucioneve të Kosovës.
Policia së bashku me Inspektoratet përkatëse po vazhdojnë aktivitetet me orar të zgjatur në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Policia jonë ka angazhuar 4 mijë pjesëtarë për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës.
Mos u shliro!
#QeveriaHoti''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.