Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e klankosova.tv, se në Komunën e Skenderajt, janë suspenduar tre zyrttarë policorë.
Suspendimi i tyre merr kohëzgjatjen prej 72 orësh, thuhet ndër tjera, transmeton klankosova.tv.
''Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh.
Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente''.
https://klankosova.tv/suspendohen-tre-police-ne-skenderaj-shkak-mosreagimi-ndaj-sulmit-me-veze-ne-drejtim-te-eskortes-se-kurtit/
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.