Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit në magjistralen Preshevë-Gjilan, duke ndaluar një furgon që kishte hyrë ilegalisht nga Serbia.
Në automjet u gjetën 150 shpezë pa dokumentacion, ndërsa malli dhe mjeti janë sekuestruar për procedura të mëtejme nga Dogana.
“Më datën 15.04.2026, rreth orës 20:00, nga njësia përkatëse policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Jugu, në magjistralen Preshevë- Gjilan është ndaluar një automjet/furgon i dyshuar, i cili kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, është konstatuar se në furgon ndodheshin 15 kafaze me gjithësej 150 shpezë, për të cilat drejtuesi i mjetit nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre. Lidhur me rastin, automjeti së bashku me mallin (shpezët) është sekuestruar nga Policia e Kosovës për procedim të mëtejm tek Dogana e Kosovës”, ka njoftuar Policia. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.