Një burrë është ndaluar nga Policia në Kaçanik, pasi iu gjetën dhe konfiskuan një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 12.47 gram, në vlerë të tregut rreth 120 euro, një peshore digjitale ngjyrë hiri, dhe 110 euro kesh.
Pas intervistimit me vendim të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.
“Raportohet se është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar; një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 12.47 gram, në vlerë të tregut rreth 120 euro, një peshore digjitale ngjyrë hiri, para 3X20 euro, 5x10 euro gjithsej 110 euro. Pas intervistimit me vendim të Prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.